Digjet villa e Mefail Bajqinovcit, thotë se është dukur si shpërthim
Shtëpia malore e deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovict është djegur këtë të martë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Bajqinovci, i cili tha se fshatarët i kanë treguar për djegien dhe se siç tha ai, është dukur si shpërthim.
“Më është djegur shtëpia, mi ka qitë dyerë jashtë krejt. Nuk kam informacione më tej, fshatarët më kanë treguar se është djegur, nuk e di nga rryma apo çfarëp or është dukur si shpërthim. Nuk kam informacione tjera. Rrugës jam duke shkuar”, tha Bajqinovci