KOSOVËLAJME

Dikush vendosi një bombë me telekomandë te autosalloni ‘Auto MK’ në magjistralen për Prishtinë, nisin hetimet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, ku një person dyshohet se ka vendosur mjet shpërthyes pranë një autosalloni.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për autosallonin ‘Auto MK’, teksa kanë zbardhur detaje edhe nga dëshmia e menaxherit të kompanisë, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi ka vërejtur mjetin shpërthyes.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

I riu ka deklaruar se para mesnatës ka parë një veturë luksoze me targa të Shqipërisë, prej nga ka dalë një person i dyshuar i cili ka pasur në dorë një qese të cilën e ka vendosur në afërsi të veturave të parkuara.

E, gjatë ditës së djeshme ai ka gjetur mbi kioskën që shërben si zyrë e autosallonit, qeset brenda së cilave kishte bombë të improvizuar me detonator dhe telekomandë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe po vijojnë hetimet për identifikimin e të dyshuarve.