Dilema: Supremja i thotë shkallës së parë se duhet të vendos vet për gjykimin në mungesë ose jo të Radojiçiqit me shokë
Gjykata Supreme përmes një përgjigjje për Betimi për Drejtësi, ka thënë se e kanë njoftuar Gjykatën e shkallës së parë se ata vet duhet të vendosin nëse do t’i gjykojnë në mungesë të akuzuarit e Banjskës, që s’po i dorëzon Serbia.
“Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, Gjykata Supreme përmes përgjigjes me shkrim e ka njoftuar paraqitësin e kërkesës, se “asnjëherë nuk jep mendime juridike për dilemat që i ka gjykata e shkallës së parë në interpretimin e ndonjë dispozite gjatë procedimit të çështjeve të hapura penale, e të cilat me vonë do të mund te ngritën edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës”. Prandaj, Gjykata Supreme, konsideron se është në diskrecionin e gjyqtarëve që të vendosin ashtu siç e vlerësojnë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Supreme.
Gjykata e shkallës së parë nuk vendosi në lidhje me atë se a do të gjykohen në mungesë ose jo të akuzuarit, por paradoksalisht e pyeti Supremen për këtë çështje, pa vendosur fillimisht vet, ashtu siç i takon.
Më 11 shtator, Prokuroria Speciale publikoi Aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, qe ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Derisa tre nga të dyshuarit si pjesëmarrës në sulmin e Banjskës janë arrestuar, të tjerët nuk janë në duart e autoriteteve kosovare. Prej shpalljes së aktakuzës ka pasur një “supozim” se të akuzuarit e tjerë që Kosova nuk i ka kapur, do të gjykohen në mungesë, pasi Kodi i ri i Procedurës Penale e parasheh institutin e “gjykimit në mungesë”. Por në rastin Banjska, tashmë dilemat i kanë edhe brenda sistemit të drejtësisë, nëse mund të përdoret ky institute apo jo.
Kodi i ri Procedurës Penale i cili ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2022, u bë relevant sidomos për gjykimet ndaj serbëve që kishin kryer Krime Lufte në Kosovë. Sepse të tillët filluan të gjykoheshin në mungesë, dispozitë kjo që i mungonte Kodit paraprak.
Anipse Kodi i ri i Procedurës Penale në nenin 303 e prasheh Gjykimin në mungesë, në paragrafët e tij si dhe në komentarë të shkruar për këtë kod, sqarohet se kur vlenë ajo që në drejtësi njihet si “perjashtim i rregullit”, pra në këtë rast gjykimi në mungesë.
Gjykimi në mungesë, zbatohet te veprat që kanë të bëjnë me krime lufte, si dhe veprën vrasja e rëndë.
Pra, gjykimi në mungesë mund të vjen në shprehje vetëm për vepra penale të caktuara të kryera në periudhën e caktuar kohore, janar 1990 deri në qershor 1999. Si dhe për veprat që nuk parashkruhen, siç është vrasja e rëndë.
Në këtë kontekst, gjykimi në mungesë mund të zbatohet vetëm kur kemi të bëjmë me vepra penale kundër të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe të Drejtës Ndërkombëtare Penale, kryera në këtë periudhë.
Ndërkohë akterë ndërkombëtarë, si ShBA, BE i kanë bërë thirrje Serbisë që të bashkëpunoj me autoritetet e drejtësisë në Kosovë për rastin e Banjskës.
Pjesë nga aktakuza
Qysh nisi gjithçka?
Sipas aktakuzës, ishte ora 02:09 minuta kur filloi realizimi i planit për sulm. Në këtë orë, janë parë dy kamionë duke hyrë në fshatin Banjskë, të cilët grupi i ka përdorur si barrikada para fillimit të sulmit. Fotot më poshtë pasqyrojnë hyrjen e kamionëve në fshatin Banjskë/Zveçan.
Veç pak minuta pas hyrjes së kamionëve dhe vendosjes së tyre si barrikadë tek ura në fshatin Banjskë, sipas aktakuzës Policia e Kosovës pranon informatën se rruga është bllokuar me kamionë.
“Menjëherë niset me vetura e pastaj me automjete të blinduara për në vendin e ngjarjes, ku në një moment vërehet edhe sulmi ndaj automjetetit të blinduar të Policisë së Kosovës me armë të kalibrit të rëndë”. – thuhet në aktakuzë.
Por, para kësaj në aktakuzë specifikohet secila lëvizje e këtij grupi edhe para fillimit të sulmit. Pra, monitorimi i situatës nga ta.
“Automjeti Mercedes, ngjyrë e verdhë, ka monitoruar rrugën kryesore nga udhëkryqi i Zherovnicës deri tek rrethi i Fontanës në fshatin Banjskë, i cili më pas rreth orës 01:50 është ndaluar në pjesën e epërme të Manastirit (nga kjo veturë zbresin grupi i parë i personave të armatosur të cilët më pas shkojnë tek objekti i Bujtinës), pas disa minutave vetura largohet nga fshati Banjskë/Zveçan, ndërsa vetura Jeep Cherockee me ngjyrë të kaltërt, ka monitoruar rrugën nga pjesa e kufirit deri tek rrethi i Banjskës (kjo veturë për herë të parë vjen nga rruga që e kanë përdorur grupi i armatosur për hyrje në RKS). Po ashtu, vlen të ceket se roli i të pandehurve me këto vetura ka qenë monitorimi i situatës deri në vendosjen e barrikadave (kamionëve në urën e fshatit Banjskë) dhe më pas veturat largohen nga fshati Banjskë në drejtim të udhëkryqit Banjskë/Zveçan – Leposaviq apo në drejtim të fshatit Zherovnicë.” – thuhet ndër të tjera në aktakuzë sa i përket monitorimit të situatës nga të dyshuarit.
Në aktakuzë thuhet se automjeti Mercedes mërrin në hapsirat e Bujtinës te Manastirit dhe se ky automjet sjellë personat e armatosur dhe me uniforma.
Pas orës 02:00
Në këto orë grupi i Radojiçiqit po takoheshin mes vete. Automjeti Jeep Cherockee, shihet i parkuar në afërsi të rrethit të Fontanës, ndërsa personat që shihen në veturë (në rroba civile) në ato momente qëndronin jashtë veturës, derisa atyre iu bashkëngjitet edhe një person i armatosur dhe me uniformë, i cili vinte nga drejtimi i Manastirit, në ora 02:11 me datë 24.09.2023” – thuhet aty.
Ndërkohë veç 5 minuta më pas këta persona largohen drejt urës e më pas vazhdojnë drejt fshatit Banjskë.
Ishte ora 02:39 kur Policia e Kosovës kanë raportuar për bllokimin e rrugës. E në ato momente sipas aktakuzës, shihen lëvizje në këmbë të personave të armatosur rëndë dhe me uniforma ushtarake të kamufluara.
Në ora 03:31, me datë 24.09.2023, shihet që në fshatin Banjskë, Zveçan, arrijnë pjesa tjetër e grupit, që iu prinin dy automjete Mercedes, në pronësi të kreut të grupit Milan Radoičić.
Që nga kjo orë grupi i Radojiçiq po provonte që të rigrupohej te Manastriri në Banjskë më qëllim që të sulmojnë Policië e Kosovës.
2 orë më vonë
Në ora 04:19, në fshatin Banjskë, Zveçan, arrijnë me automjete edhe një pjesë e grupit. Gjatë kësaj hapsire kohore ndërmjet orës 03:00 e 04:00 në aktakuzë shpjegohen lëvizjet e detajuara të grupit, sa te Bujtina e Manasitrit, sa te parkingu e në vende përrrreth.
Në këto orë sipas aktakuzës kishte edhe sulme me zollë ndaj policisë së vendit. “në ora 03:37:28, vërehet se pjesëmarrësit e grupit të armatosur që ishin të vendosur tek Bujtina, gjuajnë me zollë në drejtim të njësive të Policisë së Kosovës.” – thuhet aty.
Në kohën e njëjtë nga pozicioni në qoshe të objektit të Bujtinës, vërehet njëri prej të pandehurve duke shtënë me armë në drejtim të hyrjes së fshatit Banjskë, Zveçan, thuhet ay.
Veç 45 minuta pas këtij sulmi, sipas aktakuzës shumica e pjesëmarrësve të grupit të armatosur që ishin në parking të Bujtinës, fillojnë të largohen në drejtom të pozicioneve të Policisë së Kosovës.
Gjithashtu në këto minuta Policia e Kosovës është gjuajtur edhe dy herë të tjera me zollë nga grupi i armatosur.
Zbardhja e mëngjesit
Ishte ora 06:43 minuta kur grupi terrorist po e ulnin e zbrisnin një dron në parkingun e Bujtinës. Po në ato orë vërehet edhe kreu i grupit pa maskë, në hyrje të Bujtinës, i cili është Milan Radoičić.
Katër orë më vonë “në veturën xhip, ngjyrë hiri, hipin katër të pandehur, njëri te pasagjeri, dy prapa dhe një në bagazh, e të cilët nisen menjëherë dhe vazhdojnë në një rrugë drejtë me Bujtinën.” – thuhet aty.
Po në ato minuta pjesmarrësit e grupit fillojnë të bëhen rresht dhe të njëjtit vazhdojnë me vrap të njëjtën rrugë, ku vazhdoi xhipi më herët, të njejtit janë të armatosur rëndë dhe me maska, ku rreth 18 pjesëmarrës të këtij grupi largohen nga Bujtina dhe 5 pjesëmarrës të grupit vijnë nga Hoteli.
Ndryshe, aktakuza përmban detaje të secilit pretendim, me dokumente e fotografi, si dhe me detaje të tjera që i janë bashkangjitur aktakuzës gati 160-faqëshe