Aurora Group
02EKONOMIKOSOVËLAJME

Dinjiteti i minatorit po shkelet, Peci: Punova 40 vite në Trepçës, por po marr pension veç 100 euro

Për 40 vjet punoi si minator i Trepçës, por disa muaj më parë, mitrovicasi Isuf Peci doli në pension.

Megjithëse la një jetë punë në minierë, atij nuk po iu paguhet djersa prej minatori, por po merr vetëm pensionin e pleqërisë, shkruan Mitropol.

Premium Store

“Pensioni është 90 euro, qitash na e kanë rritë edhe 10 euro, 100 euro. 40 vjet kom punu në Trepçë, para lufte kam punu për 14 vjet e 7 muaj e 8 ditë.”, shprehet Pedi.

Ai thotë se me këtë pension, punëtorët e Trepçës po barazohen me ata që nuk kanë punuar as edhe një ditë, duke treguar se me pensionin që merr s’po arrinë t’i blejë as barnat.

“Është turp i madh ne që kemi punu 40 vjet mu barazu me ata që s’kanë as edhe një ditë punë”, thotë Peci.

Ndonëse ka shumë minatorë që punuan mbi 40 vite në minierë, atyre iu njihet puna vetëm deri në vitin 1989.

Nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës thonë se kanë kërkuar nga Qeveria njohjen e stazhit të punës dhe që mosha e pensionimit të zbritet nga 65 në 55 vjeç./Mitropol.

Premium Store