Medi
KOSOVËLAJME

Disa kamionë dyshohet se bashkë me derivate, po sjellin edhe ujë nga Shqipëria – Dogana del me njoftim

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka “identifikuar dhe parandaluar një rast mashtrimi” lidhur me një raportim për një skemë të dyshuar kriminale me derivate të naftës, shkruan Mitropol.

Raportimi në fjalë u bë nga Nacionale.

Weelnes

“Dogana e Kosovës, gjatë ushtrimit të detyrave për kontrollin e mallrave që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, ka identifikuar dhe parandaluar një rast mashtrimi të natyrës së këtij raportimi,ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore në bashkëpunim me Prokurorinë dhe ku nuk është liruar askush pa pasoja, siç pretendohet në mënyrë absurde.”, tha ajo.

Në raportimim e medies në fjalë, dyshohet se disa kompani derivatesh, kanë gjetur lidhje me dy kompani nga Shqipëria, që importojnë derivate të naftës dhe benzinës. Kështu, dyshimet qëndrojnë pastaj në atë se maunet e kamionëve që po i sjellin derivatet në Kosovë, disa po mbushen me derivate, e disa dhoma të maunëve, me ujë./Mitropol/

Active