
Distria Krasniqi, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke dalur e para në listen botërore të xhudos, shkruan Mitropol.
Renditja e re vie pas fitores së medaljes së argjendtë nga Krasniqi, në Kampionatin
Botëror të xhudos në Hungari.
Ajo prinë me 7055 pikë, teksa më herët renditej e dyta me 5655 pikë, pas francezes Amandine Buchard, që kishte 5700.
Krasniqi madje nuk prin vetëm në kategorinë e saj – ajo është numri 1 edhe në renditjen e përgjithshme të femrave. Pas saj renditen francezja Romane Dicko (+78 kg) me 6650 pikë dhe italianja Alice Bellandi (-78 kg) me 6595 sosh.
Renditaj globale bazohet në rezultatet nga Grand Slamet, Grand Prix-ët, Masters-et dhe kampionatet kontinentale./Mitropol/
Fotografi nga renditja zyrtare:








