Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Tahiri: Edhe presidenti Thaçi e përkujtonte me përulje këtë tragjedi njerëzore
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit na shërben për të reflektuar mbi të keqen dhe të mirën, mbi mizoren dhe njerëzoren.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duke qenë një komb i kërcënuar me zhdukje, për ne është edhe më e ndjeshme tragjedia që pësuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.
Ai tutje ka thënë se edhe ish-presidenti Hashim Thaçi e ka përkujtuar me përulje këtë tragjedi njerëzore.
“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit na shërben për të reflektuar mbi të keqen dhe të mirën, mbi mizoren dhe njerëzoren, mbi rëndësinë e lirisë dhe dinjitetit të njeriut, mbi momentet historike që ndajnë si me një fije jetën nga vdekja. Duke qenë një komb i kërcënuar me zhdukje, për ne është edhe më e ndjeshme tragjedia që pësuan hebrenjtë gjatë Holokaustit. Edhe Presidenti Hashim Thaçi e përkujtonte me përulje këtë tragjedi njerëzore, sikurse në këtë fotografi të disa viteve më parë nga vizita e tij në Memorialin e Holokaustit në Berlin.” – ka shkruar Tahiri.