
Lulzimi Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, se fundi ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të pamjes së tij.
Me rritjen e mjekrës, ai i ngjan shumë babait të tij.
Ndonëse, ai qëndron larg rrjeteve sociale dhe rrallë shfaqet në media, fotografitë e tij të rralla shpesh komentohen në publik.
Se fundi, në një video të postuar nga nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limanin, Lulzim Jashari shihet duke kënduar.
“Vinë vaporat”, është kënga që Lulzimi e këndon në një odë, ku janë prezent edhe disa persona tjerë.
Derisa pinte cigaren, ai e mbështet Limanin në interpretimin e kësaj kënge patriotike.
“‘Kënga mbetet vaji i Burrave’. Bashkë dhe në konak me Burrat që nuk shkruan, por kanë bërë histori nga më të lavdishmet… 04/05 Shkurt, 2023. ‘Kodër e Diellit’”, ka shkruar Limani në profilin e tij në “Facebook”.
https://fb.watch/iBRXjeAvhW/?mibextid=v7YzmG







