Aquapark 1
02LAJME

Djali i heroit Afrim Bunjaku punësohet nga Ferit Idrizi, ndonëse asnjë nga familjarët e tij nuk janë punësuar nga Qeveria Kurti

 

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, me veprim konkret për djalin e heroit Afrim Bunjaku, dëshmon respekt të vërtetë për sakrificën kombëtare.

SultanDoner

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, edhe një herë ka dëshmuar se veprat flasin më shumë se fjalët. Viti i kaluar shënoi një akt të ndjeshëm njerëzor dhe institucional, Idrizi punësoi djalin e heroit Afrim Bunjaku, Jetlum Bunjaku në ndërmarrjen publike lokale “Përparimi”, duke treguar se kujdesi për familjet e atyre që dhanë jetën për Kosovën nuk duhet të mbetet vetëm në fjalë, por të përkthehet në vepra konkrete. Ky gjest i Idrizit është dëshmi e përkushtimit të tij ndaj familjeve të dëshmorëve dhe heronjve të vendit, veçanërisht ndaj heroit Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në mbrojtje të sovranitetit dhe ligjshmërisë në shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës.

Ndërkohë, asnjë familjar i Bunjakut nuk është punësuar nga institucionet qendrore të udhëhequra nga Qeveria e Albin Kurtit. Kjo mospërfillje ndaj familjeve të heronjve është bërë tashmë një model i heshtur qeverisës, ku fjalët patriotike zëvendësojnë mungesën e veprave.

Në fakt, jo vetëm familja e Afrim Bunjakut, por as ajo e Enver Zymberit apo të tjera familje kombëtare të Kosovës nuk kanë marrë asnjë mbështetje konkrete nga ekzekutivi qendror. Ky fakt është tregues i qartë i hendekut të madh mes retorikës nacionaliste të pushtetit aktual dhe veprimeve reale në terren.

Kujtojmë se Idrizi është ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili e di më mirë se kushdo çfarë do të thotë sakrificë, dinjitet dhe përkushtim ndaj Atdheut. Si kryetar, ai ka treguar se Vushtrria është qytet i vlerave, i respektit për gjakun e derdhur për liri dhe i vlerësimit për familjet që kanë dhënë më të shtrenjtën për Kosovën.

Në një kohë kur shumë flasin për atdhedashuri, por pak e dëshmojnë atë në praktikë, Ferit Idrizi ka zgjedhur të veprojë me dinjitet, me humanitet dhe me respekt ndaj trashëgimisë së luftës çlirimtare.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra në veri të Kosovës derisa ishte në krye të detyrës. Ai u vra nga grupe të armatosura serbe, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Koha