LAJME

‘Do të mundësojmë ringritjen dhe avancimin’, Hoti ia kujton qeverisë premtimin për Trepçën

Deputeti i LDK’së. Avdullah Hoti, u kujtoi pushtetit premtimet e mëdha elektorale për Trepçën, minatorët e të cilës spo ia dalin as t’i paguajnë.

Roadside
Market Florenti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për pagat e minatorëve të Trepçës, përmes llogarisë së tij zyrtare.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Hoti citon faqen e 15 të programit të VV-së, me të cilin thotë se i kanë mashtruar qytetarët në vitin 2021:

“1. Do të mundësojmë ringritjen dhe avancimin duke riparuar kapacitetet ekzistuese, duke futur teknologjinë e re dhe duke zhvilluar metalurgjinë dhe kiminë.

2. Në Trepçë do ta shtojmë prodhimin e hulumtimin si dhe kualifikimin e punëtorëve. Zhvillimi i Trepçës është në mesin e hapave më të rëndësishëm për bashkimin e qytetit të Mitrovicës të ndarë në dy komuna”, shkruan Hoti.

Ky i fundit reagoi ndaj Qeverisë në pushtet, për të cilët ai tha se për katër vite nuk arrijnë as pagat e minatorëve të paguajnë me rregull, ndërsa për investime në teknologjinë e Trepçës as që bëhet fjalë.