Pellini
02LAJME

Do të shndërrohet në muze shtëpia ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë

 

Do të shndërrohet në muze shtëpia ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Kështu ka bërë të ditur Ministri i deritanishëm i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ai tha se ai muze do ta ruajë gjendjen dhe gjurmët e krimit për të shërbyer si vend kujtese, reflektimi dhe ndërgjegjësimi për brezat që vijnë.

Postimi i plotë:

Po e shndërrojmë në muze shtëpinë ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Veriut, ku u torturuan dhe u vranë në mënyrë mizore 23 qytetarë të kësaj lagjeje.

Së bashku me ministrin Xhelal Sveçla dhe Erden Atiq, vizituam këtë objekt kujtese për të parë nga afër punimet.

Ky muze do ta ruajë gjendjen dhe gjurmët e krimit për të shërbyer si vend kujtese, reflektimi dhe ndërgjegjësimi për brezat që vijnë.

Kujtesa e këtyre krimeve është përgjegjësi e përbashkët dhe thirrje për drejtësinë e munguar.

Weelnes