Premium Store
02KOSOVËLAJME

Do të vij çdo ditë në shtëpinë tënde dhe do të të keqtrajtoj” – Ky është pronari i restorantit që sulmoi verbalisht zv.kryetaren e Leposaviqit

Pronari i restaurantit “Skandarlija”, Nafidin Emini, është personi që dyshohet se ka sulmuar verbalisht zv.kryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojovic, brenda objektit të komunës.

Sipas informatave që ka siguruar ekskluzivisht Sinjali, incidenti ka ndodhur më 18.12.2025 rreth orës 13:00, kur i dyshuari e ka ndaluar ankuesen në korridorin e komunës dhe, duke bërtitur, e ka kërcënuar për një borxh të pretenduar të papaguar nga komuna ndaj restaurantit të tij, duke i drejtuar fjalë kanosëse se “do të vijë çdo ditë në shtëpinë e saj dhe do ta keqtrajtojë çdo ditë, në punë dhe jashtë saj”.

Medi

Rasti është raportuar në polici rreth orës 15:00, ndërsa i dyshuari është shoqëruar, intervistuar dhe më pas liruar. Me urdhër të Prokurorit, rasti është cilësuar si kundërvajtje – Sulm verbal dhe po trajtohet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Active