
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi së bashku me kandidaten për Asamble Komunale, Dorentina Gela sot u mirëpritën në fshatin Dobërllukë, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se mikpritja dhe mbështetja që morën janë dëshmi e qartë se vizioni i tyre për zhvillim, transparencë dhe qeverisje të ndershme është vizioni i përbashkët i qytetarëve të Vushtrrisë.
“Me këtë përkrahje, aroma e fitores tonë po ndihet gjithandej në Vushtrri!”, tha Idrizi.








