Dogana e Kosovës sekuestron një Ferrari në vlerë 250 mijë euro, ishte i regjistruar me targa të huaja
Dogana e Kosovës, gjatë një patrullimi në periferi të Prishtinës, kanë sekuestruar një automjet të regjistruar jashtë vendit.
Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit ka vepruar në kundërshtim me normat doganore prej nga është sekuestruar automjeti.
“Automjeti i sekuestruar është një Ferrari 499 GTB, me një vlerë të tregut të vlerësuar rreth 250,000 euro.”, thuhet në njoftimin e doganës.
Sipas dispozitave ligjore, automjetet e regjistruara jashtë vendit me targa të rregullta lejohen në Kosovë vetëm nëse përdoren nga pronarët e tyre të ligjshëm gjatë qëndrimeve të përkohshme. Qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të posedojnë ose të përdorin automjete të regjistruara jashtë vendit në rrethana të tilla.