KOSOVËLAJME

Dogana parandalon një rast të kontrabandës së tekstilit dhe këpucëve për fëmijë në Jarinjë

Dogana e Kosovës njofton se është parandaluar një rast i kontrabandës së tekstilit dhe këpucëve për fëmijë në pikë-kalimin kufitar të Jarinjes.

Roadside
Market Florenti

Sipas Doganës, malli ishte gjetur në një linjë të rregullt të autobusit nga Serbia për në Kosovë.

Koha
Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti

Njoftimi i doganës:

Parandalohet kontrabanda në pikë-kalimin kufitar të Jarinjes

Në linjën e rregullt të autobusit nga Serbia për në Kosovë, oficerët doganorë kanë zbuluar dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara. Fillimisht, të gjithë udhëtarët janë pyetur nëse kishin mallra për të deklaruar për Doganë dhe askush nuk është lajmëruar.

Pas kontrollit të detajuar në bagazhin e autobusit, në valixhet e një udhëtare janë gjetur mallra të padeklaruara, përfshirë:

Këpucë për fëmijë
Mallra të ndryshme tekstili

Këto mallra janë konfiskuar menjëherë dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit të përfshirë. Ky operacion është një tjetër sukses në përpjekjet tona për të luftuar kontrabandën dhe për të siguruar një treg të drejtë dhe të ligjshëm.

Për më shumë informacion dhe për të qëndruar të përditësuar me lajmet më të fundit, vizitoni faqen tonë zyrtare.