Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot janë sekuestruar dy vetura me targa të huaja që nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe që nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë.
Vlera e tyre është rreth 400 mijë euro.
“Sot, më 12 Shtator 2024, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Prishtinës kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja, të cilat nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë. Vlera e këtyre dy automjeteve vlerësohet të jetë rreth 400,000.00 euro. Aktualisht, automjetet janë sekuestruar dhe Prokurori Kujdestar është njoftuar për të marrë udhëzime për trajtimin e mëtejmë të rastit.”.