
IP Petrol dyshohet se falsifikoi dokumentin e British Petroleum për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milionë euro.
Agjencia Qendrore e Prokurimit ka pranuar anulimin e tenderit me IP Petrol, me pronar Shaip Mikullovcin, biznesmen i afërt me pushtetin, që kishte marrë miliona euro me dokumente të falsifikuara.
Për këtë kishte raportuar Nacionale në gusht të këtij viti.
Ata kishin dokumentuar se si IP Petrol falsifikoi dokumentin e British Petroleum për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milionë euro.
Tenderi tash do të kthehet në rivlerësim.
Arsyetimi i AQP-së
Çfarë kishin raportuar mediat për këtë rast:
IP Petrol e kishte siguruar një dokument, sipas të cilit BP-ja e autorizonte Gega Oil në Shqipëri që Gega Oil t’i shiste IP Petrolit në Kosovë.
BP-ja ia kishte konfirmuar Nacionales se një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte.
“Faleminderit për emailin tuaj. Mund të konfirmojmë se nuk e njohim letrën e përmendur në korrespondencën tuaj dhe po ndërmarrim hapat e duhur në përgjigje ndaj kësaj”, kishte thënë kompania.
Dokumenti, në fund, kishte rezultuar se nuk ishte fare i BP-së, sepse personi që e kishte nënshkruar, Brian Puffer, nuk paska qenë as punëtor i BP-së.
Për këtë marrëveshje, disa nga kompanitë e naftës në Kosovë ishin ankuar për këtë procedurë.
Në fund, edhe AQP-ja, institucioni që kishte marrë vendimin fillestar, pranoi që tenderi për këto tri lote të kthehej në rivlerësim.








