Aurora Group
02LAJME

Doni Beshiri rreshtohet publikisht me Faton Pecin, i organizon sonte takim në Iliridë

Pas një kohe të gjatë mohimi se është bërë pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike dhe pas akuzave se janë dakorduar me Faton Pecin për pozitën e nënkryetarit, akuza këto që i ka quajtur gënjeshtra, Doni Beshiri tashmë është rreshtuar publikisht krah Faton Pecit.

Ai sonte, sipas aderimit më të ri në VV në Mitrovicë, Arbnor Hamitit, do organizoj tubim mbështetës për Faton Pecin në Iliridë.

Weelnes

“Në mesin tonë do të jetë kryetari i ardhshëm i Mitrovicës së Jugut, z. Faton Peci. Ardhja juaj është nder për ne!”, ka shkruar Hamiti në postimin e tij në Facebook.

Por, çka bie në sy është fakti se Doni Beshiri nuk gëzon mbështetjen e Djemëve të Tavnikut, grup ky i cili mbrëmë mirëpriti me një kallabllak të madh, kanidatin e PDK-së, Arian Tahirin, duke i organizuar një tubim masiv në lagje.

Veç tjerash, Doni Beshiri sot është aktivizuar edhe me statuse të shumta në Facebook, duke e lidhur fatin e zgjedhjeve lokale në Mitrovicën e Jugut me fatin e Mitrovicës së Veriut, aty ku janë rikthyer kryetarët serbë të komunave, në kohën kur në nivelin qendror të qeverisjes ndodhet si kryeministër në detyrë, Albin Kurti.

Weelnes