Market Florenti
KOSOVËLAJME

Donika Gërvalla i thur lavde Faton Pecit, pas incidentit të tij me Ganimete Musliun

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas incidentit të sotëm mes ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe deputetes së PDK’së, Ganimete Musliu ku madje kjo e fundit hodhi edhe ujë në drejtim të ministrit.

Gërvalla-Schwarz i ka thurur lavde Pecit, duke e quajtur “guximtar mendjemprehtë”.

Tripika

Sipas Gërvallës, Peci është “i urtë në fjalë, e i vendosur në punë”.

“Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara. I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë. Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në mbledhjen e komisionit parlamentar, Peci hodhi akuza ndaj Musliut, derisa kjo e fundit e gjuajti me ujë.

Koha