Aurora Group
KOSOVËLAJME

Donika Gërvalla s’ka turp! Fotografinë e Hashim Thaçit në MPJD e gjuan në mbeturina – thyen rregullat e protokollit

Për katër vjet, Donika Gërvalla udhëhoqi me Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës.
Para se të ketë ndonjë angazhim në diplomaci, huqjeve me flamuj e deklarata, Gërvalla duket se e ka ende një betejë. Atë me Hashim Thaçin edhe pse ky i fundit që 5 vite e gjysmë gjendet në paraburgim në Hagë.

Përveç me deklarata të ndryshme kohëve të fundit, Donika Gërvalla ka vazhduar edhe me vepra.

Aurora Group

Gazeta Nacionale ka siguruar fotografinë zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila sipas protokollit, duhej të qëndronte nëpër ministri deri në fund të mandatit.


E njëjta fotografi, ka përfunduar në mbeturina në hapësirat e një bodrumi në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës.

Në fotografinë e siguruar nga mediumi në fjalë, shihet se imazhi i Thaçit është vendosur në bodrum, skaj shumë dokumenteve, televizorëve, letrave e dosjeve të cilat janë të papërdorshme.

Fotografia e siguruar është shkrepur para një javë, brenda hapësirave të MPJD-së, të cilat sot i drejton Glauk Konjufca.

Ajo që dihet është se pasi Thaçi shkoi në Hagë, e Vjosa Osmani u bë presidente, fotografitë e kësaj të fundit janë vendosur, përderisa ato të Thaçit janë larguar. Megjithatë, përdhosja e fotografive në këtë formë, është jashtë protokolleve zyrtare.

E në fakt, sulmet e Donika Gërvallës ndaj Hashim Thaçit nuk janë ndalur për asnjë moment. As në kohën kur ai ndodhet në paraburgim.

Para disa muajsh Gërvalla tha se zgjedhja e Thaçit president ka qenë e gabuar.

“E dini shumë mirë në atë kohë kur u votua Thaçi president, si ka qenë atmosfera, e dini sa aktuale kanë qenë temat e vrasjeve të pasluftës. Ato muaj e ato javë që diskutohej zgjedhja, konsideroj edhe sot që zgjedhja e Hashim Thaçit president ka qenë prej gabimeve të pariparueshme për vendin tonë”, tha ajo në T7.

E sikur Gërvalla, është edhe nëna e saj, Suzana. Ajo kishte pëlqyer një lajm në rrjete sociale, ku Hashim Thaçi akuzohej për planifikim e kryerje të vrasjeve.

Active