KOSOVËLAJME

“Donte t’i shkarkonte 3 zjarrëfikës serbë, qe 30 ditë s’ka dalë në punë, i ka tejkalu kufijtë”: Peci shpjegon shkarkimin e Pantoviqit

Asnjëherë nuk është përgjigjur dhe nuk ka ardhur në vendin e punës”.

Roadside
Market Florenti

Kjo është arsyeja e parë, e assesi e vetmja dhe kryesorja, tha Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, në një bisedë me Nacionalen, ku për shkarkimin e sotshëm të nënkryetares së tij, Sllagjana Pantoviq, na dha shpjegime të bollshme dhe të hollësishme.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Por, edhe kur ka ardhur, na thotë ai, ka ardhur me vendime të rrepta për të shkarkuar me doemos disa punonjës serbë (tre zjarrfikës) pa kurrëfarë arsye dhe baze ligjore. Këto shpjegime ai na i dha përmes telefonit.

Këta punonjës ishin serbë të cilit nuk janë dorëhequr nga institucionet siç bënë masivisht komunitet serb nga 5 nëntori i vitit të kaluar. “I ka tejkaluar të gjitha kompetencat”, na tha ai. Dhe atë, vë theksin ai, se këta punonjës “nuk i kanë pasur punët mirë me partinë e saj” dhe se ajo “donte t’i sjellte disa që i konvenojnë asaj“.

Edhe Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, e kam lajmëruar dhe paralajmëruar; dhe ndonëse nuk është pajtuar me shkarkimin e saj, është pajtuar se ka tejkaluar kompetencat”, na thotë, përsëritshëm, Peci.

I kam të gjitha arsyet e plota për shkarkimin e saj…e madje është dashur të shkarkohet në 3-4 ditët e para”.

Ta lexojmë me rend shpjegimin e Pecit.

Asnjëherë nuk është përgjigjur dhe as s’ka ardhë në vendin e punës. Një muaj ditë që kur e kam emëruar, ajo veç njëherë ka qenë në vendin e punës së saj. Ka edhe shumë arsye tjera. Normalisht duhet që nënkryetarja duhet të lajmërohet në vendin e saj. Kjo është veç njëra arsye. E di edhe ministri (Elbert Krasniqi), e kam njoftuar”.

Nacionalja e pyeti specifikisht, cilën kompetencë e ka tejkaluar, ngase në vendimin e tij, thuhet vetëm përgjithësisht por pa përmbajtur hollësi. Këtu ai jep shpjegimet e tij, dhe thotë se s’kishte se si të mos reagonte.

Donte të shkarkonte nga puna disa zjarrëfikës të komunitetit serb – të cilët s’ishin dorëhequr nëntorin e kaluar, por edhe që ajo kishte personalisht probleme me to.

Ka ardhë me shumë vendime. Janë disa zyrtarë të cilën janë ende në listën e pagave, të cilët e kryejnë punën e tyre. Që nuk kanë dhënë dorëheqje (në nëntor). Dhe ajo ka ardhë me vendime me i shkarku sepse nuk i kanë raportet e mira me partinë e saj”.

Dhe është ardhë në ditën e parë me i shkarku ata serbë. Unë i kam thanë që këta serbë janë tu punue, ata punojnë, unë nuk kam të drejtë ligjore me i shkarkue pa ndonjë arsye nëse ata çdo ditë lajmërohen në vendin e punës. Ata i kryejnë punët e tyre vazhdimisht. Unë jam me ndërgjegje të pastër”, ka thënë ai.

Peci këtu thotë se assesi s’ka mundur të pajtohet me Pantoviqin. “Mendimi i saj”, na thotë ai, “ishte t’i shkarkonte të gjithë”.

Tre zjarrefikesa ka lyp me i largu sepse thoshte nuk jane tu ju përgjigj punës. Bile për fat mirë njëherë sa ishte në Zyrën e Komuniteteve ku u ushtroj detyrën, u lajmëru një rast në ambulantë në fshatin Lipë, kishte hy një gjarpër dhe ne i kemi thirr. Për 10 minutë erdhën. E kryjtën punën e vet”.

E këtu, Peci elaboron motivin e saj. “Me i ra shkurt thojke i bi unë ata punëtorët të cilët mua më konvenojnë. Unë ligjërisht s’muj me shkarku dikë që vazhdon me i kry punët e veta”.

Për se kjo gjë është tejkalim i çdo kompetence, kryetari Peci thotë se ka pasur edhe pajtimin e ministrit Krasniqi, ndonëse kujdeset të qartësojë se nuk ka pasur edhe pajtimin e tij për shkakimin e saj.

Ajo u dasht edhe për mosrespektim ndaj kryetarit mu shkarku brenda 3-4 ditësh. Por, për shkak të konsideratave tjera e kam shtyrë”, na tha Ilir Peci.

Sllagjana Pantoviq, ka paralajmëruar padi ndaj Ilir Pecit, ndërsa shkarkimin e saj e ka ndërlidhur me “mbështetjen” që ka nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, për çka thotë se kjo gjë ishte “e padurueshme” për PDK-në.

Pantoviq, gjithashtu, ka premtuar se do ta padisë Pecin.

I panë fotografitë e mia (me Kurtin) dhe u shqetësuan sepse menduan (PDK-ja) që do të bëjë ndonjë gjë kundër Pecit“, ka shkruaj ajo në Facebook.

Pas deklarimeve të Ilir Pecit nuk do të shkruaj më. Shihemi në gjykatë“, ka shkruar ajo.