KOSOVËLAJME

Dorëzohet kallëzim penal në Prokurori, ndaj Pecit e Pacollit për dallaveret me grante

 

Market Florenti
Roadside

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës, lidhur me grantet të cilat i ka dhënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, për vëllanë e saj dhe së fundmi edhe dajën.

Market Florenti
Koha
Market Florenti
Florenti Company

Kryetari i këtij forumi, pas dorëzimit të kallëzimit, është deklaruar për media duke kërkuar nga prokuroria që ta hetojë këtë rast mbi Fitore Pacollin dhe ministrin Peci.

“Kemi dorëzuar kallëzim penal kundër ministrit të Bujqësisë Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli, pas skandalit që është zbulu prej Egzonit të premten e kalume, që Fitore Pacolli përmes lidhjeve të saj me ministrin Faton Pecin, ia ka ndarë 100 mijë euro vëllait të saj. E dje u zbulu që pas vëllait i ka nda grant edhe dajës së saj’’, tha Guri.

Sipas Gurit kjo është shumë shqetësuese dhe tregon që fondet publike po keqpërdoren në mënyrën më brutale të mundshme, e kjo ai thotë që nuk bën me u toleru në asnjë moment.

“I kemi parë edhe reagimet e bujqve të ndershme, e po ashtu edhe të grave të Krushës të cilat kanë bë një punë jashtëzakonisht të madhe për Kosovën, dhe janë refuzu me marr grant.
Kjo është e papranueshme për ne, ne kërkojmë prej Prokurorisë që ky rast të hetohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas këtij rasti dikush duhet me dhanë llogari, dorëheqje. Presim nga ta që të zbardhet sa më shpejtë ky rast”, tha Guri.

“Ky rast dëshmon që ikja e të rinjve që është tu ndodhë, është ka ndodhë sepse ka humbë shpresa. Ne nuk jemi të varfër si popull, por jemi të vjedhur”, përfundoi Guri.