KOSOVËLAJME

Dosja e prokurorisë për Llunen: “Mos i lejoni të më kapin të gjallë”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka në dorë prova të mjaftueshme, të cilat vërtetojnë përfshirjen e Milun Milenkovic në shumë prej sulmeve të organizuara që ndodhën ndër vite në veriun e Kosovës.

Dosje e rënduar është edhe për ish-policin e Kosovës, Dejan Pantiq, i cili përkundër arrestimit, ndodhet në liri përmes dorëzanisë.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

“Nëse më arrestojnë, gjuaj në drejtimin tim, gjuaj në veturën në të cilën jam, hidhe atë në ajër, edhe nëse nëse është nevoja të më vrisni mua. Vetëm mos lejoni që të më kapin të gjallë”.

Këtë mesazh ia kishte dërguar Milun Milenkovic, një miku të tij, në kohën kur në veriun e Kosovës u kryen disa sulme të organizuara.

I njohuri me nofkën “Llune”, kishte frikë të binte në dorën e Policisë së Kosovës.

Këto komunikime, sir raporton TV Dukagjini janë zbardhur pas konfiskimit të disa pajisjeve elektronike, të cilat ishin përdorur për komunikim nga grupi i cili kryente sulmet.

Tash, Llune bashkë me tre ish pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllajiq e Mimomir Vakiq, po akuzohen nga Prokuroria Speciale për vepra terroriste.

Komunikimet mes tyre, të cilat tash i posedon prokuroria, zbardhin shumëçka për atë që ndodhi viteve të fundit në veriun e Kosovës.