Medi
02LAJME

Dr. Shefkike Shatri demanton lajmin për shkarkim nga pozita e drejtorit, thotë se i përfundoi mandati

Drejtoresha e deritashme e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, Shefkije Shatri ka mohuar lajmet se ajo është shkarkuar nga detyra si drejtoreshë nga ana e SHSKUK-së.

Në përgjigjen ndaj kësaj, Shatri ka njoftuar se është larguar nga detyra e drejtorit pasi mandati i saj ligjor prej tre vitesh në këtë pozitë ka përfunduar.

Premium Store

Dr. Shefkije Shatri ia dorëzoi detyrën ushtruesit të ri të detyrës së Drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Dr. Fitim Meniqit, me datë 10 prill.

Dr.Shatri falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK-në, stafin e spitalit si dhe pacientët për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë mandatit të saj, teksa drejtori i ri, Fitim Meniqi premtoi se do të vazhdojë rrugëtimin me përkushtim.

Dr. Meniqi, i cili është specialist i Radiologjisë, më parë ka punuar si mjek i përgjithshëm në QKMF në Vushtrri dhe më pas si radiolog e shef i Radiologjisë në Spitalin “Sheikh Zayed”.

Active 1