
Mitrovicasi me përvojë shumëvjeçare si mjek dhe farmacist, Dr. Xhevdet Shabani, është një nga kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale, shkruan Mitropol.
Pas afro katër dekadash në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve, ai tash synon të kontribuojë edhe në fushën e vendimmarrjes lokale.
Me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj komunitetit, Dr. Shabani thotë se kandidimi i tij buron nga dëshira për të ndërtuar një Mitrovicë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me shërbime publike më cilësore.
Dr. Xhevdet Shabani garon me numrin 14 në listën e LDK-së.








