Drafti i Këshillit të BE-së për javën e ardhshme: A parashihet heqja e vizave për kosovarët

27 vendet anëtare të BE-së do të takohen në Këshillin që udhëhiqet nga presidenca e Sllovenisë për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor. Në draftin e konkluzave që do të prezantohet javën e ardhshme do të diskutohet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
Në atë draft s’parashihet ndonjë veprim konkret për heqjen e vizave për kosovarët dhe çështja është ende në shqyrtim në Këshillin e BE-së.








