
Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Afërdita Mikullovci, bashkë me kolegë ka takuar sot kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës së Skënderajt, shkruan Mitropol.
Në takimin me Nurën e Lushtakun, Mikullovci ka rikonfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Komunës së Skenderajt dhe Policisë së Kosovës.
Për takimin njoftoi i pari i Skenderajt, Fadil Nura.
Njoftimi i plotë:
Takimi i parë, shumë miqësor dhe zyrtar gjithsesi, me drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Afërdita Mikullovci, dhe kolegët e saj, për të rikonfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Komunës së Skenderajt dhe Policisë së Kosovës, që, në bazë të përgjegjësive që kemi si institucione, të punojmë pa u ndalur, në mënyrë që siguria publike të jetë gjithmonë në nivele të kënaqshme.
Komuna dhe qytetarët tanë janë shembull i bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës, për çështje të interesit të sigurisë së përgjithshme, ku meritat në radhë të parë u takojnë qytetarëve.









