Active 2
02LAJME

Drejtori Bahtir Maxhuni dhe shokët e tjerë të luftës e vizitojnë Bekim Shytin pas lëshimit nga spitali

Gjatë ditës së djeshme komandanti i zonës së Shalës, Bekim Shyti, iu nënshtrua një proces kirurgjik ku i hoqi copat e granatës të mbetura nga lufta e fundit në Kosovë, shkruan Mitropol.
Atë e vizituan shumë personalitete të njohura, përfshirë këtu miq dhe familjarë.
Me tu lëshuar nga spitali Shytin e vizituan edhe shokët e luftës, drejtori Bahtir Maxhuni, dhe shokët e tjerë.
Këtë e bëri të ditur vet Maxhuni përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Së bashku me bashkluftëtarë e njësis ishim për vizitë tek Komandanti i NjSZOSh Bekim Shyti, i cili pas 23 viteve që kishte marr plagët e lirisë i erdhi koha t’i largon nga trupi disa pjesë të granatave që i kanë mbetur nga lufta e UÇK-së i cili jo vetëm një herë që është plagosur, por u plagos disa herë në disa fushë beteja por kurr nuk e ndali luftën duke i prir njësisë betej pas betej deri në përfundimin e luftës.
Ishim për ta vizitua dhe për ti shprehur shërim të shpejt edhe nga kjo sfidë, ashtu siq ishim cdo herë pranë ti edhe kur ishte plagos në luftë.
Andaj shpresojm se shumë shpejt do të bëhesh më mirë, komandant dhe strateg i luftës.
Dukato 1