Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava, ka theksuar se kanë nisur projektet që do ta rehabilitojnë imazhin e qytetit të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Tërnava me projektet që i ka nisur synim kryesor k renovimin e objekteve banesore në Mitrovicë me qëllim që imazhi estetik i tyre të përmirësohet.
Hapi i parë i jetësimit të këtyre projekteve është renovimi i banesës në rrugën “Martirët e Kombit”, në Mitrovicë.
Tërnava nisjen e këtyre projekteve e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Projektetet për rehabilitimin e imazhit të qytetit kanë filluar të jetësohen.
Renovimi i fasadës së objektit të banimit kolektiv në rrugën “Martirët e Kombit” ose siq njihet nga banorët rruga e Kovaçëve ka filluar të marr formë, ngjyrë dhe jetë.
Drejtoria e urbanizmit në bashkepunim të ngushtë me MCC dhe banorët e objektit kolektiv sjellin këtë hap të rëndësishëm në përjetimin e qytetit.
Projekte të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen më tutje me bashkëpunime dhe përkrhaje të ngushtë nga qytetarët dhe investitorë të tjerë kështu për të plotesuar vizionin e plotë të një qyteti që sjellë ide dhe përjetime të reja kolektive për secilin qytetar.
#behupjeseezhvillimit
#qytetirimendjeere
#development








