Aurora Group
02EKONOMILAJME

Drejtori Elvis Feka viziton panairin Ndërkombëtar të Turizmit, Sportit dhe Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2023”

Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik për herë të parë po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Në këtë panair Komuna e Mitrovicës po promovon kulturën, turizmin dhe traditën në sport, përmes “Muzeut të Qytetit”, OJQ-së “7 Arte”, OJQ-së “Mitrovica Guide”, Hotel “Palace” dhe “Agroturizëm Koshtova”.

Tripika

Në anën tjetër, biznese të Komunës së Mitrovicës po promovojnë veprimtaritë e tyre, në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2023” i cili po mbahet në qendrën tregtare “Prishtina Mall”.

Drejtori i drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z. Elvis Feka, ka vizituar panairet duke i’u uruar suksese gjithë pjesëmarrësve në këto dy panaire tejet të rëndësishme për qytetin e Mitrovicës.

Të gjithë pjesëmarrësit e kanë falënderuar drejtorin për vizitën dhe mbështetjen në këto panaire.

Weelnes