
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, bashkë me shefin e sektorit të tregut, Blerim Hyseni kanë pritur në takim një përfaqësues nga USAID-i amerikan, shkruan “Mitropol”.

Nga ky takim Brahimi ka theksuar se morën mbështetje për përkrahje nga USAID-i në reformat në fushën e inspektimeve të tregut.
Kjo mbështetje vie në kuadër të programit për qeverisje të mirë ekonomike.
Postimi i plotë:
Sot së bashku me shefin e sektorit të tregut pranë Drejtorisë së Inspekcionit pritëm në takim Përfaqësuesin e USAID, programi për qeverisje të mirë ekonomike! Arsye e takimit ishte përkrahja dhe reformat në fushën e inspektimeve të tregut!








