Aurora Group
02LAJME

Drejtori i Inspeksionit largohet nga Facebooku

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi ka njoftuar se prej nesër nuk do jetë më i pranishëm në rrjetin social Facebook, shkruan “Mitropol”.

Siç ka bërë të ditur vet ai, këtë po e bën për shkak të angazhimeve në dy projekte kërkimore-shkencore nga jeta akademike dhe për shkak se do ketë kohë të kufizuar.

Weelnes

Megjithatë, ai ka apeluar tek qytetarët e Mitrovicës që abkesat e tyre t’i përcjellin në zyrat e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës

Ju njoftoj që llogaria ime në Facebook nga nga data 04.05.2023 do të jetë jo aktive për disa javë për shkak të angazhimeve në dy projekte kërkimore-shkencore nga jeta akademike dhe kohës së kufizuar.
– Komunikimi virtual me ju përmes rrjeteve sociale përbën një “dritare” të pazëvendësueshme për t’i trajtuar problemet e qytetit që janë preokupim i yni i përbashkët. Megjithatë ju ftoj që të gjitha ankesat dhe kërkesat tuaja që ndërlidhen me kompetencat e DI të na i përcjellni në zyret tona në objektin e Komunës së Mitrovicës. Ju sigurojmë që kërkesat dhe ankesat tuaja do të trajtohen në afate rekorde kohore dhe në përputhje me ligjin sepse ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur dhe ndershëm në krye të detyrave dhe përgjegjësive që kemi.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Premium Store