
Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti është deklaruar pas arrestimit të 48 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve.
Mehmeti tha se “më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje” pas aksionit “Pika”, që u zhvillua në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.
“…sepse dje kanë qenë 50 zyrtarë policorë që janë dyshuar për korrupsion ose për mitmarrje. Fakti që policia edhe institucionet e shtetit e kanë fuqinë dhe mundësinë dhe vullnetin për të luftuar korrupsionin. Duhet të ndihemi më mirë sot, se dje”, tha Mehmeti në konferencë për media.







