Active 2
02LAJME

Drejtori Maxhuni inspekton gjendjen e rrugëve në qytetin e Mitrovicës

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, ka inspektuar situatën e përgjithshme në rrugët e qytetit të Mitrovicës, pas reshjeve të borës.

Me këtë rast, drejtori Maxhuni, ka theksuar se shumica e rrugëve janë të kalueshme, ndërkohë që ka intervenime të pandërprera të kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, sidomos në zonën e Shalës së Bajgores, për shkak të telasheve që paraqiten si pasojë e erërave të forta që mbretërojnë atje.

Active 1

“Ndonëse në qytet të gjitha rrugët janë të pastruara, në viset rurale ende kemi borë, sidomos në rajonin e Shalës së Bajgores ku kemi pasur intervenime më të shpeshta, dhe janë hasur disa vështirësi në qarkullim si pasojë e fërfëllëzës që mbretëron atje, por aktualisht shumica e rrugëve janë të kalueshme”, ka thënë drejtori Maxhuni.

Kompanit e kontraktuara kanë intervenuar në Trepçë, Stan Tërg, Melenicë, Vllahi, Bajgorë, Zabërgjë, Tërstenë, Mazhiq, Rashan, Kovaçicë.

Komuna e Mitrovicës apelon tek të gjithë vozitësit që të jenë të pajisur me pajisje dimërore dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Aquapark 2