
Drejtori i Emergjencave në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Bahtir Maxhuni ka filluar ditën e tij sot duke takuar kryetarin e ri shqiptar të Zubin Potokut, Izmir Zeqirin, shkruan “Mitropol”.
Maxhuni tregoi se veç si bashkëpartiakë me Zeqirin ishin bashkëluftëtarë në UÇK.
“Temat e bisedimeve ishin lidhur me interesat e Komunës duke i vendosur objektiva të qytetarëve lidhur me sigurinë që ka të bëj me lëvizjen e lirë të të gjithë atyre që e frekuentojnë këtë pjesë.”, tha mes tjerash Maxhuni.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi të filloja ditën me Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut (kolashinit) njëherish me bashkluftëtarin z. Izmir Zeqiri i cili më bëri të ndjehem mirë me platformën që e kishte për qeverisjes e Komunës.
Temat e bisedimeve ishin lidhur me interesat e Komunës duke i vendosur objektiva të qytetarëve lidhur me sigurin që ka të bëj me lëvizjen e lirë të të gjithë atyre që e frekuentojn këtë pjesë.
Takimet dhe konsultimet lidhur me interesat e komunave në mes veti do të vazhdojn çdo herë.
Njëherish e urova përzemërsisht për fitoren e PDK-së në këtë komunë.
Të gjithë së bashku për interes të Shtetit të Kosovës.
Vazhdojm tutje….







