
Drejtori për Shërbime dhe Insfrastrukturë, Naser Muja, ka vendosur që edhe kësaj radhe t’i hyjë garës për Asamble Komunale, shkruan Mitropol.
Muja, që në mandatin e tij të fundit arriti të bënte shumë punë të mira, duke arritur që në tërë Shalën e Bajgorës të shtrojë asfalt, po kërkon edhe kësaj here votën e qytetarëve.
Muja thekson se kandidaturën e tij nuk e sheh si privilegj, por si përgjegjësi para qytetarëve, andaj, edhe premton angazhim të vazhdueshëm për kryerjen e punëve të mira në të ardhmen.
Angazhimi i Naser Mujës në krye të Drejtorisë për Shërbime dhe Infrastrukturë ka dalë të jetë një emërim i qëlluar nga Agim Bahtiri, për faktin se Muja në krye të kësaj drejtorie arriti të asfaltojë mjaftë shumë rrugë të qytetit të cilat ishin mbetur pa u asfaltuar.
Naser Mujën e gjeni me numër 24 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i plotë i Mujës:
Të dashur miq dhe familjarë,
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës,
Siç e dini, zgjedhjet lokale janë afër andaj përmes këtij postimi iu njoftoj se zyrtarisht do të jem pjesë e listës si këshilltar për Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje #144 me numër #24.
Në krye me krytarin Agim Bahtiri me patjetër që do të jemi pjesë e listës fituese për Mitrovicën.
Kandidatura ime, më shumë se privilegj është përgjegjësi para jush. Angazhimi im nuk është ndalur asnjëherë gjatë këtyre 4 viteve e për këtë iu premtoj se jam i gatshëm që të marr sërish përgjegjësi të reja në shtyerjen e proceseve përpara dhe zhvillimin e qytetit tonë.
Në këtë rrugëtim, ne kemi ide dhe vizion të qartë si dhe plan qeverisës, për këtë kemi nevojë edhe për kontributin e secilit prej jush që të konkretizojmë idetë dhe vizionin për komunën tonë, meqë ne kemi punuar dhe do punojmë vetëm ashtu siç kërkojnë qytetarët tonë.
Të nderuar bashkëqytetarë, kërkoj nga ju në mënyrën më dinjitoze votën tuaj, që së bashku t’i arrijmë qëllimet e përbashkëta për Mitrovicën që duam.
Me respekt,
Naser Muja #24








