Active 2
02LAJME

Drejtoria e Arsimit dhe Handikos Mitrovica nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për tu ndihmuar fëmijëve me aftësi të kufizuar

 

Sot, Handikos Mitrovica dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë, Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim kryesor të përmirësimit të shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuar, si dhe përkrahjes së tyre në fushën e arsimit.

Premium Store

Kjo marrëveshje ndër të tjera përfshin mbështetjen e projektit “Ofrimi i shërbimeve ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe fuqizimi i familjarëve të tyre”, i cili implementohet në partneritet me Save the Children in Kosovo dhe mbështetet financiarisht nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Dukato 1