
Drejtoria e Arsimit në komunën e Mitrovicës, gjatë ditës së sotme ka furnizuar me perde të reja shkollën model “Ismail Qemali”, shkruan Mitropol.

Drejtoria e shkollës ka falënderuar DKA-në për furnizimin dhe vendosjen e perdeve të reja të cilat kanë rregulluar edhe më shumë pamjen e klasave të kësaj shkolle.


Njoftimin për furnizim e kanë bërë nga drejtoria e shkollës, njoftimi i plotë:
Falënderojmë Drejtorinë Komunale të Arsimit që financoi dhe implementoi projektin me furnizim dhe vendosje të perdeve në shkollën tonë.
#shkollamodel
#dka








