Aurora Group
02LAJME

Drejtoria e Inspekcionit shqipton gjoba për mitrovicasit që ndotin ambientin

 

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria e Inspekcionit ka nisur këtë vit me shqiptimin e gjobave ndaj të gjithë atyre që shkaktojnë ndotjen e mjedisit.

Tripika

Inspektorët e sektorit të shërbimeve komunale kanë dënuar një qytetar të Mitrovicës me gjobë në vlerë prej 40 euro, si pajoj e ndotjes së ambientit dhe hedhjes së mbeturinave në sipërfaqe publike.

Me këtë rast, drejtori i DI-së, Valon Brahimi apelon tek të gjithë qytetarët që të ruajnë ambientin dhe mos të bëjnë hedhjen e mbeturinave jashtë kontejnerëve, përndryshe do të gjobiten me gjoba mandatore konform ligjeve në fuqi.

Ai më tutje ka shtuar se institucionet komunale do të angazhohen që në Mitrovicë të kemi një mjedis sa më të pastër.

Koha