Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicën Veriore lëshon njoftim në lidhje me hedhjen e mbeturinave

Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicën e Veriut ka lëshuar një njoftim lidhur me çështjen e hedhjes së mbeturinave, shkruan Mitropol.
Drejtoria përmes këtij njoftimi bëri thirrje që mbeturinat të mos hidhen në hapësira publike por në kontejnerë ose koshat e vendosur.
Tutje, paralajmërohet se ndaj qytetarëve që hedhin mbeturina në hapësira publike do të pasojnë gjobat ose procedurat kundërvajtëse.








