Market Florenti
02LAJME

Drejtoria e shkollës “Eqrem Çabej” sekuestron disa ‘vape’ cigare elektronike tek nxënësit nga klasët 4-9, rasti tentohet të mbahet fshehur

Drejtoria e shkollës fillore “Eqrem Çabej” dje ndërmorri një aksion për kontrollimin e çantave të nxënësve të kësaj shkolle, pas dyshimeve se nxënësit po përdornin cigare elektronike në shkollë, njofton “Mitropol”.

Burime të “Mitropol” brenda shkollës bënë të ditur se deri tek aksioni erdhi pas erës që po vinte në banjot dhe korridoret e shkollës.

Aurora Group

Siç bëjnë të ditur këto burime, cigare elektronike iu gjendën nëpër çanta nxënësve nga klasë të katërta deri tek klasët e nivelit më të lartë, atyre të nënta.

Por, rasti u tentua të heshtej e fshehej nga vet ky institucion, pasi nuk u dha asnjë njoftim në lidhje me këtë ngjarje të paktën as në faqen e shkollës në rrjetin social Facebook.

Por, kjo nuk mbetet me kaq. Disa prindër të indinjuar nga situata kanë raportuar në “Mitropol” se në shkollë po bëhen edhe ndasi mes fëmijëve me gjendje më të mirë ekonomike dhe atyre me gjendje më të dobët.

Siç tha një prind në kushte anonimiteti për “Mitropol”, një fëmije të kësaj shkolle, familja e të cilit qëndron më mirë ekonomikisht, iu gjet poashtu një cigare e llojit të tillë, mirëpo kujdestarja e klasës tentoi ta ‘mbyllte’ rastin pa bërë shumë zhurmë, për dallim me rastet e fëmijëve të tjerë të shkollës të cilën qëndrojnë më dobët ekonomikisht.

“Vetem shihe sa jemi te mllefosur ne te shkretet kur femijet tane cfardo gjeje edhe me te voglen ta bejne ne thirremi e maltretohemi. Pra nga sot po na vie vrer nga disa prej arsimtareve qe po iu bejne me gisht qofte femiut tone apo edhe ndonje tjetri vetem se na skemi LEKE si thone ne Shqiperi per t’iu be qefet disave aty. Kurse kur je femi i ndonje nga arsmitaret aty duhet fsheh mire e mire gjanat jo te hijshme qe i bejne femijet e tyre.”, tha ky prind për “Mitropol”.

Veç përdorimit të cigareve elektronike, nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Mitrovicës raportohet se ka konsumin shqetësues të duhanit nga nxënësit./Mitropol/

Weelnes