Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë, dhuron shtatë kompjuterë për shkollën “Shemsi Ahmeti”

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë sot ka dhuruar shtatë kompjuterë për shkollën “Shemsi Ahmeti” në Shupkovc në respekt për mësimdhënësen Elfije Kuqani, ku tre nga ta u dhuruan nga shkolla “Musa Hoti”.
Me rastin e dorëzimit të kompjuterëve ishin të pranishëm drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Drita Kadriu, asamblisti, Shkelqim Ibrahimi, drejtori i SHMU “Shemsi Ahmeti”, Sinan Tupella, drejtori i SHMU “Musa Hoti”, Skender Avdiu, mësimdhënës, të cilët u mirëpritën nga stafi i shkollës.
Drejtoresha, Kadriu, tha se Komuna e Mitrovicës i ka dhënë prioritet arsimit, përkatësisht zgjidhjen e problemeve aktuale dhe krijimin e kushteve sa më të mira për mësim.
Nga ana tjetër, drejtori i SHMU “Shemsi Ahmeti”, Sinan Tupella, falënderoi drejtoreshën Kadriu për punën dhe angazhimin që po bënë që të kemi një arsimim cilësorë në komunën e Mitrovicës dhe donacionin e dhuruar.








