
Mbrëmjen e së mërkurës Kolektivi i Mendimit dhe Veprimit Feminist kanë shprehur pakënaqësitë tyre kundër dhunës ndaj grave. Grafitet e shkruara në muret e Drenasit u fshinë menjëherë nga banorët.
Mbrëmjen e së mërkurës u vendos ky mbishkrim.
Mirëpo ky grafit nuk i mbijetoj as mëngjesit të djeshëm.
“Drenica lindë edhe dylbera”, u fshi nga disa banorë të Drenasit.
Për dallim nga ky, në pjesë tjera të qytetit nuk ishin fshirë grafitet nëpër muret e hapësirave publike.
Kolekitivi i mendimit dhe veprimit feminist mbuluan muret me mbishkrime të cilat tragetojnë dhunën e shumëfishtë ndaj grave.
Të paktën kështu bën vetë të ditur kolektivi përmës një postimi në rrjetin social Dacebook.
Por sipas qytetarëve të Drenasit kjo nuk është mënyra më e mirë për ta shprehur paknaqësinë e tyre.
E një qytetar tjetër tha që po mungon mbikëqyrja e ligjit.
E në mesin e atyre që kundërshtuan këtë veprim ka edhe të tillë që thonë që respekti dhe barazia duhen të jenë njësoj për të dy gjinit.
Grafite me mbishkrime pothuajse të njëjta u bën para disa jave edhe në kryeqytet e në komuna tjera të vendit.








