
Një ngjarje e çuditshme është raportuar të shtunën mbrëma në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një qytetar ka qëlluar me armë zjarri artizanale në oborrin e shtëpisë së tij, për të frikësuar persona që, sipas tij, po tentonin të kryenin vjedhje, shkruan Mitropol.
Rasti është raportuar më 21 qershor, sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 21:45, kur Habib Jashari, 39-vjeçar, ka raportuar për rastin. Me të dalur në vendngjarje, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie artizanale pa numër serik dhe pa mbishkrim, si dhe: 2 fishekë Cheddite 16, 1 gëzhojë të zbrazët me të njëjtin mbishkrim.
Është inicuar procedurë penale për veprat:“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe municioni ianë sekuestruar për procedurat e mëtejme hetimore./Mitropol/








