Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Drenicasi arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes, i konfiskohet armë me fishekë

Një rast i dhunës në familje është regjistruar mbrëmjen e 4 nëntorit në Skenderaj, ku policia ka arrestuar një burrë, të dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij, njofton Mitropol.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, pas një mosmarrëveshjeje verbale që ka përshkallëzuar në dhunë fizike. Viktima ka deklaruar se burri e kishte kërcënuar me një armë para disa vitesh — armë e cila, gjatë intervenimit të policisë, është gjetur dhe konfiskuar.

SultanDoner

Bëhet fjalë për një pistoletë me pesë fishekë, që dyshohet se ishte mbajtur pa leje. Pas marrjes në pyetje, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si “dhunë në familje” dhe “mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës”.

Policia ka theksuar se po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mbrojtjen e viktimës nga çdo formë e mëtejshme e dhunës./Mitropol/

eKiosk