Aquapark 1
LAJME

Drequn: Rihapja e Urës së Ibrit u hap udhën shqiptarëve për inkursion ushtarak

Rihapja e Urës së Ibrit që etnikisht ndan qytetin e Mitrovicës “do të hapte udhën që shqiptarët të dëbojnë serbët” ka propaganduar Kryetari i të ashtuquajturit “Komision Parlamentar për Kosovën”, Milovan Drequn. Për televizionin publik serb madje ai thotë se do të pasonte “edhe një inkursion masiv (ushtarak) në Veri të Kosovës”.

Vendimin nga asambleja e re komunale në Mitrovicën e Veriut për rihapjen e Urës së Ibrit me iniciativë të Lëvizjes Vetëvendosje, Drequn e quajti “dhunë institucionale”.

Tripika

“Kjo është në fakt dhunë institucionale nga Prishtina, duke formuar këto gjoja asamble komunale dhe kryetarë, ata po e bëjnë këtë kundër njerëzve tanë në veri”, ka thënë Drequn. Ndërkaq ai shtoi se ka plot ura tjera që nuk janë problematike, por Ura e Ibrit “është më e rëndësishmja për Prishtinën dhe shqiptarët”.

“Vetëm le të rikujtojmë ngjarjet që nga ardhja e trupave ndërkombëtare. Të gjitha përpjekjet e shqiptarëve për të depërtuar në veri të Kosovës, për ta okupuar në kuptimin e ngushtë të fjalët dhe për të dëbuar serbët kanë kaluar rreth kësaj ure”, ka propaganduar ai.

Weelnes