Medi
02KOSOVËLAJME

‘Dridhet’ sërish veriu

Një detonim i sërishëm në veri të vendit është regjistruar mbrëmë rreth orës 02:30 pas mesnate, njofton “Mitropol”.

Kjo ‘dridhje’ vie pas një tjetër shpërthimi që u dëgjua dje në orër e pasdites të cilin Policia e Kosovës e cilësoi si hedhje e mjeteve piroteknike nga maturantët serbë që po festonin mbrëmjen e maturës.

Active

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u dëgjua shumë edhe në jug të Mitrovicës.

“Referuar informacioneve të deritanishme nga terreni, ju informojmë se në Mitrovicë Veri ka pasë mbrëmje të maturës, ku gjatë festimit janë hedhur mjete piroteknike.”, u shpreh dje Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovëd për “Mitropol”.

Por një shpërthim i njejtë si ai që u dëgjua mbrëmë pas mesnatës dhe dje në mesditë është dëgjuar edhe një natë më parë në ora 01:30 në mesnatë, duke krijuar dyshime se këto shpërthime nuk kanë të bëjnë me festë apo mjete piroteknike.

Megjithatë, Policia nuk ka deklaruar se këto shpërthime kanë të bëjnë me shok-bomba apo granata dore.

Krejt këto ngjarje po vijnë në ditën e tetë dhe nëntë pas fillimit të protestave në komunat veriore ku serbët po kërkojnë largimin e kryetarëve shqiptarë nga objektet komunale./Mitropol/

Dukato 1