Duda Balje nuk ndryshon mendim kundër martesave të gjinisë së njëjtë: As në tradita, as në fe, asnjë kosovar as boshnjak nuk e pranon

Deputetja Duda Balje ka insistuar në qëndrimin e vet që të mos lejohen martesat mes së njëjtës gjini në Kosovë.
Tutje ajo lidhur me thirrjen për dorëheqje të saj, thotë se nuk u ka marrë afër zemrës dhe se askush në Kosovë s’mundet me pranu martesa të së njëjtë gjini.
‘’Edhe sot unë jam t’u mendu njejtë, edhe sot mendoj që as në tradita e as në kulturë e as në fe, e asnjë kosovar e boshnjak ne nuk mundemi me pranu këtë”, ka thënë Balje për Periskopin.
Ndryshe, Balje para disa ditësh tha se nuk do ta votojë projekt Kodin e Ri Civil i cili lejon martesën e personave të gjinisë së njëjtë.








