Durmish Halili, djaloshi nga Skenderaj që u godit nga treni varroset sot

Gjatë ditës së djeshme treni kishte goditur në Skenderaj një djalosh të ri, identiteti i të cilit nuk dihej, shkruan Mitropol.
Mirëpo sot është kuptuar se ky djalosh është Durmish Halili, që vjen nga Komuna e Skenderaj.
Familjarët kanë njoftuar se Halili do të varroset sot në ora 17:00, te xhamia në fshatin Plluzhinë.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Te nderuar Familjarë, miqë, shokë dhe dashamire,
ju lajmrojmë se vorrimi i vellaut , familjarit
Durmish Halili behët sot ne ora 17:00 ,
te Xhamia e fsh. Plluzhinë!







