KOSOVËLAJME

Durmishi për dënimin e e Pal Lekajt: Nuk bëhet fjalë për 53, por për 97 milionë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një konferencë për medie foli për aferën e 53 milionë euro që kishte ndodhur në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj, i cili ditë më parë është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai shton se sipas tij, nuk bëhet fjalë për 53 milionë, por për 97 milionë. “Është hapur një proces gjyqësor ndaj tij, pra po e përsëris prape se nuk bëhet fjalë për 53 milion por për 97 milion, është hapur shkalla e parë… Ne nuk kemi njëherë asnjë përgjigje për këtë deri sa të përfundojnë të gjitha procedurat gjyqësore”, tha Durmishi.

Market Florenti
Florenti Company
Koha